ambalazhimet tona
Një prodhim i personalizuar
Ju i prodhoni,
ne i mbrojmë
Packaging Service Srl është një kompani me mbi njëzet vjet përvojë në sektorin e packaging dhe ambalazhimit. Falë njësisë sonë të projektimit, paraqitjeve dhe modeleve CAD dhe një lloj industrie 5.0, prodhojmë ambalazhime dhe mbrojtje të plotë në PE shkumë, duke optimizuar kështu konsumin dhe punën në maksimum.
Qëndra jonë operative ndodhet në Vidigulfo, në provincën e Pavia-s, por kemi njësi operative në Cagliari dhe në Shqipëri, për të adoptuar një këndvështrim gjithnjë e më ndërkombëtar. Na kontaktoni për një furnizim në të gjithë Italinë veriore për packaging të personalizuar, inovativ dhe me performancë të lartë.
Projekti juaj meriton një ambalazhim
Qëllimi ynë është të përmirësojmë produktet tuaja përmes projektimit dhe prodhimit të ambalazheve, mbrojtjeve dhe packaging në polietilen shkumë: izolues dhe rezistent ndaj goditjeve, materiali që përdorim është i çertifikuar, i përshtatshëm me mjedisin dhe vjen nga Bashkimi Evropian.
Të gjitha hapat e prodhimit kryhen me kujdesin maksimal nga një ekip ekspertësh dhe profesionistësh të sektorit, të cilët do të jenë në dispozicionin tuaj për të kuptuar më mirë nevojat tuaja. Falë prodhimit të personalizuar, siguria e paketimit është e garantuar.
01
Analizimi i produktit
Ne kryejmë një studim të detajuar të produktit tuaj ose të vizatimit teknik për të garantuar një ambalazhim me formë perfekte, edhe për produktet më komplekse.
02
Njësia e projektimit
Njësia jonë e projektimit e ka bazën në Cagliari dhe përbëhet nga një ekip profesionistësh në dispozicion për render dhe simulime paraprake të modeleve në CAD.
03
Prodhimi në industrinë 5.0
Makineritë, proçeset e prodhimit dhe fuqia punëtore janë optimizuar në maksimum për një lloj prodhimi me më pak ndikim mjedisor dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.
04
Ambalazhimi dhe shpërndarja
Ne gjithashtu kujdesemi për shpërndarjen dhe dorëzimin e produkteve tona në të gjithë Italinë veriore, duke ofruar një shërbim shtesë dhe të shpejtë për klientët tanë.
Dëshironi më shumë informacione apo preventivë të personalizuar?
na kontaktoni
Adresa
Via Ugo Malfa, 10
27018 Vidigulfo (PV)
Telefon: +39 0382 619438
E-mail: info@packagingservice.it