Ambalazhime të personalizuara

Ambalazhimet industriale mbrojtëse në polietilen shkumë të ekstruduar

Packaging Service është një kompani që është themeluar me qëllimin që ti ofrojë kompanive dhe industrive ambalazhe inovative, të personalizuara, të realizuara nëpërmjet përdorimit të materialeve të riciklueshme që mund të rifuten në ciklin e prodhimit. Prandaj, për më shumë se njëzet vjet ne prodhojmë ambalazhe dhe mbrojtje në polietilen shkumë të ekstruduar, pa CFC (klorofluorokarbone) dhe elementë të tjerë të dëmshëm për mjedisin dhe që parandalojnë riciklimin, të projektuara ekskluzivisht sipas porosisë së çdo klienti.

Bashkëpunojmë me prodhuesit dhe shitësit aktivë në Torino, Novara dhe në të gjithë Piemonte-n, duke i shtrirë shërbimet tona në të gjithë Italinë veriore. Kontaktoni me stafin tonë për të kërkuar projektin dhe prodhimin e ambalazhimeve.

ambalazhime-industriale-mbrojtëse-në-polietilen-shkumë-të-ekstruduar

Ambalazhime per sektorin stomatologjik

Ambalazhimet tona në polietilen shkumë janë pa CFC dhe pa përbërës të tjerë të dëmshëm e toksikë dhe kanë aftësi për të izoluar produktet nga bakteret dhe lagështia: këto karakteristika i bëjnë ato ideale për sektorin dentar dhe stomatologjik, duke siguruar transport të sigurt dhe mbrojtje të lartë nga goditjet edhe për pajisjet më delikate.

$
ambalazhime-të-personalizuara-sektori-stomatologjik

Ambalazhime për kozmetikën

Ambalazhimet tona me fletë metalike, panele apo rrjetë përdoren zakonisht në fushën e kozmetikës. Vetitë izoluese dhe rezistente ndaj goditjeve lejojnë mbrojtje efikase për kavanozët dhe paketimet e qelqit; në të njëjtën kohë, proceset tona teknologjike na lejojnë të zhvillojmë paketime në format më të ndryshme.

$
ambalazhime-për-kozmetikë-në-polietilen

Ambalazhime për mjete të ndryshme pune

Mjetet e zdrukthtarisë dhe ndërtimit, mjetet elektrike dhe pajisjet e llojeve të ndryshme shpesh kërkojnë ambalazhim te përshtatshëm për të mbrojtur përbërësit delikatë. Ne përdorim packaging të personalizuar me polietilen shkumë dhe valixhe apo flight case për të mbrojtur integritetin e produkteve tuaja gjatë transportit dhe po ashtu gjatë përdorimit.

$
ambalazhime-të-personalizuara-për-mjete-të-ndryshme-pune

Ambalazhime për objekte ndriçimi

Siguroni mbrojtjen e duhur për llambat, panelet LED, dritat e tavanit, prozhektorët, kokat lëvizëse dhe blicat e makinave fotografike me ambalazhet tona të bëra me porosi ekskluzivisht për produktet tuaja, në gjëndje për të mbrojtur edhe elementët më delikat gjatë transportit falë paketimit dhe kutive të prodhimit tonë.

$
ambalazhime-mbrojtëse-për-ndriçim

Ambalazhime per makineri

Prodhojmë ambalazhime speciale për makineri industriale të të gjitha llojeve, të karakterizuara nga mbrojtje në polietilen shkumë që lejojnë mbrojtjen edhe të makinerive më delikate.  Paketimet dhe kutitë tona mund të kërkohen me rrëshqitësa të përshtatshëm për futjen dhe nxjerrjen e produkteve ose me hapje të veçanta.

$
ambalazhime-për-makineri-në-polietilen

Ambalazhime për peshore industriale

Produktet tona janë ideale për mbrojtjen e pajisjeve me teknologji të fundit si peshoret industriale për në banak apo me platformë: konfeksionet, çantat apo flight case-et e personalizuara të prodhimit tonë sigurojnë mbrojtje nga përplasjet dhe i nënshtrohen temperaturave dhe presioneve të larta, por edhe ekspozimit kundrejt ujit.

$
ambalazhime-për-peshore-industriale

Ambalazhime për makineri dhe produkte mjekësore

Përdorimi i polietilenit shkumë ju lejon të respektoni kërkesat e vendosura nga rregulloret e higjienës dhe sigurisë për transportin dhe konfeksionimin e makinerive dhe produkteve mjekësore e farmaceutike. Për më tepër, ambalazhet tona garantojnë mbrojtjen nga përplasjet dhe mbrojnë pajisjet më teknologjike dhe delikate.

$
ambalazhime-për-makineri-dhe-produkte mjekësore

Ambalazhime për pajisje elektronike dhe elektroshtëpiake

Jeni prodhues i pajisjeve shtëpiake apo pajisjeve elektronike si kompjutera, modem, printera dhe drone? Prodhojmë flight case, valixhe dhe baule ideale për transportin e sigurt të pajisjeve më delikate. Bazuar në studimin e produktit dhe punimit me frezë prodhojmë ambalazhe të çdo forme dhe madhësie.

$
ambalazhime-për-pajisje-elektronike-dhe-pajisje- elektroshtëpiake

Njësia jonë e projektimit

Selia jonë operative në Cagliari ka një njësi projektimi që merret me studimin e produkteve që do të ambalazhohen dhe me krijimin e renderave të projekteve në CAD për simulimin paraprak të zgjidhjeve tona. Ky hap i lejon ekipit tonë të diskutojë me klientët për të identifikuar më mirë nevojat specifike dhe, më pas, të jetë në gjendje, përmes simulimit paraprak, të garantojë rezultatin pozitiv të prodhimit.

Stafi ynë është shumë i kualifikuar dhe me përvojë dhe do të jetë në gjendje të identifikojë nevojat e ndryshme të sektorit për të prodhuar ambalazhe të personalizuara edhe për produkte me karakteristika të veçanta. Operojmë në Torino, Novara, Piemonte dhe në të gjithë Italinë veriore, përgjithësisht me prodhues dhe shitës që duan të sigurojnë mbrojtje të përshtatshme dhe të sigurt për produktet e tyre delikate: na kontaktoni për të mësuar më shumë.

render-dhe-projektime-cad