Proçesi

Zgjidhje për mbushjen me PE shkumë për ambalazhe: proçesi

Aktiviteti mbi njëzet vjeçar i kompanisë sonë na ka lejuar të konsolidojmë një know-how efikas, shumë inovativ, dhe të vëmendshëm jo vetëm ndaj nevojave të klientëve, por edhe ndaj ndikimit në planet dhe në çështjet sociale.

Merremi me prodhimin e mbrojtjeve, ambalazhimit dhe mbulesave në polietilen të zgjeruar, por edhe të kutive, paketimeve, bagazheve dhe flight case, duke i kushtuar vëmendje të madhe çdo hapi, duke filluar nga analizimi i produktit dhe vizatimi teknik, deri në dorëzimin e tij. Modeli ynë është një industri 5.0 që synon efikasitetin e prodhimit, por edhe reduktimin e mbetjeve dhe të fuqisë punëtore për të optimizuar proçeset, duke marrë në të njëjtën kohë zgjidhje të personalizuara për çdo sektor industrial.

Kontaktoni ekspertët tanë për të gjetur një partner të besueshëm për mbrojtjen e produkteve tuaja: në përgjithësi bashkëpunojmë me kompani në Parma, Piacenza dhe Emilia-Romagna, duke dërguar produktet tona në të gjithë Italinë veriore.

zgjidhje-për-mbushje-me-pe-shkumë-për-ambalazhe
materiale-të-certifikuara-rohs-and-reach

Analizimi i produktit

Analizimi i produktit nëpërmjet vizatimit teknik të tij apo studimit të vetë produktit është një hap themelor që na lejon të zhvillojmë më pas një projektim të personalizuar që përputhet me pritshmërinë e klientit.

Shkoni tek faqja

dhe zbuloni më shumë

Njësia e projektimit

Njësia jonë e projektimit me bazë në Cagliari përbëhet nga një ekip kompetent që ofron render, dizajne CAD dhe kampionime për të siguruar rezultate të shkëlqyera dhe për të minimizuar mbetjet.

Shkoni tek faqja

dhe zbuloni më shumë

Prodhimi në industrinë 5.0

Vështrimi ynë shkon përtej prodhimit të thjeshtë: jemi të vëmendshëm ndaj çështjeve socialo-mjedisore dhe e demonstrojmë këtë duke zbatuar në prodhimin tonë praktikat e industrisë 5.0 dhe proçeset e virtytshme.

Shkoni tek faqja

dhe zbuloni më shumë

Ambalazhimi dhe shperndarja

Departamenti ynë i logjistikës ka aftësinë të menaxhojë transportin dhe dorëzimin e ambalazhimit në komplete të plota në të gjithë Italinë veriore, qofshin ato mbrojtje të vogla deri në kuti të mëdha të mbushura.

Shkoni tek faqja

dhe zbuloni më shumë

Produkte dhe ambalazhime të certifikuara

Punojmë për t’u ofruar klientëve tanë zgjidhjet më inovative dhe më të avancuara, të cilat maksimizojnë produktet duke i mbrojtur ato falë polietilenit shkumë, i cili është jashtëzakonisht rezistent ndaj përplasjeve. Për t’i ofruar klientit prova të mëtejshme të angazhimit tonë, ofrojmë mundësinë të na kërkojnë çertifikimet në lidhje me produktet tona dhe proçeset tona të prodhimit:

  • Ambalazhimet tona janë të çertifikuara ISTA (International Safe Transit Association) të optimizuara dhe testuara në nivel ndërkombëtar;
  • Materialet që përdorim janë të certifikuara RoHS dhe REACH, për mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit;
  • Proçeset tona të prodhimit përputhen me udhëzimet e certifikimeve ISO 9001, 14001 dhe 45001, të cilat vërtetojnë cilësinë e sistemit të menaxhimit.

Të gjitha certifikimet tona mund t’i kërkohen stafit tonë. Na kontaktoni për të mësuar më shumë!